Mustafa: Nuk deshëm ta flakim reciprocitetin, por ta vëmë në marrëveshje me SHBA-të dhe BE-në

“Ndër problemet themelore që janë paraqitur që në fillim ka qenë çështja e tarifës, sepse ka pasur kërkesë eskplicite nga SHBA-të dhe nga BE-ja që të hiqet tarifa dhe të hiqet pa kushte në mënyrë që të hapet procesi i dialogut i cili do të çonte deri në marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke”.

“Kjo ka qenë arsyeja themelore pse ne nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët, sepse Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kryeministri, nuk dëshironte që ta heqë tarifën ashtu siç kërkonte SHBA-ja. Si pasojë e kësaj pasuan masat e SHBA-së, një herë me bllokimin e Fondeve të MCC-së, pastaj me paralajmërimin e senatorëve amerikanë dhe niveleve të larta amerikane se mund të ketë edhe masa të tjera – përfshirë edhe tërheqjen e trupave amerikane”.

Mustafa tha se Lidhja Demokratike kërkoi nga kryeministri Kurti që reciprociteti të vendoset në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në, si reagim ndaj pengesave që vinë ngë Serbia.

“Unë bisedova në disa raste edhe me Kurtin dhe i kërkova që ne të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të mos përkeqësojmë relacionet me SHBA-të, sepse është aleati jonë kryesor i cili na ka ndihmuar dhe na ka përkrahur në të gjitha fazat – edhe të Pavarësisë dhe të ndërtimit demokratik. Për fat të keq, nuk gjetëm gjuhë të përbashkët. Situata eksaloi edhe me shkarkimin e Veliut”.

“Është e vërtetë që reciprociteti ka qenë pjesë e marrëveshjes tonë qeverisëse dhe po ashtu edhe pjesë e programit tonë qeverisës – zëvendësimi i tarifës me reciprocitetin. Por, meqenëse ka pasur kërkesë eksplicite të SHBA-ve, ne jemi pajtuar me të jo që ta flakim tëësisht dhe përgjithmonë reciprocitetin, por që ta vëmë në marrëveshje me SHBA-të dhe me Bashkimin Europian – nëse Serbia nuk do të reflektonte në prurjet e saj edhe politike edhe tregtare edhe ekonomike”.