Musliu: Konferenca e Albin Kurtit, si ajo e Adem Salihajt për kalashët

Kreu i ekzekutivit sot para mediave foli për atë që ai e ka cilësuar marrëveshje sekrete të ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-n, për veriun e vendit.

Musliu me këtë rast ka kujtuar një konferencë bizare të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihajt, i cili kishte deklaruar se kishte zbuluar fisin e kalashëve, mes Afganistanit e Pakistanit, për të cilët kishte thënë se janë shqiptarë.

‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu në Facebook.