Muri që rrezikon qytetarët në banjën e Tetovës, rinia e ASH-së vendos shenja dhe shirit mbrojtës

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët, dega Tetovë, gjatë ditës së sotme kanë vendosur shenja dhe shirit mbrojtës në rrugën e Banjës në Tetovë, në vendin ku muri mbajtës është duke rënë dhe rrezikon qytetarët.

Sipas Adhurim Lutës nga Forumi Rinor i ASH-së, komuna e Tetovës është duke treguar neglizhencë në këtë problem, edhe pse në këtë pjesë të kësaj rruge rrezikohen për çdo ditë qytetarët.

Nga ASH pyesin komunën e Tetovës, se mos vallë duhet që dikush te humb jetën që komuna e Tetovës të marr masa.

“Vallë kur do ta shohin të arsyeshme premtimet që kanë bërë për rregullimin e këtij muri sot që po flasim nuk ka ndërmarr as hapin më të vogël për rregullimin e këtij problemi apo mos duhet qoftë ai i moshuar i rritur apo i ri të përfundoj i pajetë poshtë gërmadhave të këtij muri , që komuna të kuptoj seriozitetin e kësaj punë kundër neglizhencës që po tregon edhe sa kohë autoritete komunale do mbyllin njërin sy dhe njërin vesh përball këtij rreziku. Ndal talljes me qytetarët.”, deklaroi Adhurim Luta nga FRASH Tetovë.