Mundimi për zvogëlimin e papunësisë për 10 vjet në SHBA, u shkatërrua në 1 muaj

Më shumë se 5 milion amerikanë javën e kaluar u paraqitën për të përfituar nga asistenca sociale si të papunë, duke e çuar numrin total në 1 muaj nga pandemia në 22 milion të papunë, duke fshirë në këtë mënyrë një dekadë të krijimit të vendeve të punës. Shifrat e fundit flasin për një shkallë papunësie aktualisht rreth 17% – shumë më shumë se 10% e arritur pas recesioni i vitit 2009.
Pavarësisht, të dhënat treguan se shumica e shteteve të raportuara kishin rënie të kërkesave nga java paraprake mbi baza të pa rregulluara, duke sugjeruar që ritmi i madh i humbjeve të vendeve të punës po fillon të ngadalësohet, nëse vetëm pak. Numri i përgjithshëm i amerikanëve që përfitojnë nga papunësia u rrit me 4.53 milion duke arritur rekordin në 12 milion, në javën që përfundoi më 4 Prill. Këto shifra raportohen me një një javë vonesë.