Mundësi për deklarim onlajn të deputetëve në mbledhjen plenare

Edhe krahas qëndrimeve të ndryshme të shumicës në pushtet dhe opozitës, propozim plotësimi i Rregullores për punë të Kuvendit, me procedurë të shkurtuar, u gjend në rend dite të mbledhjes së 22-të që duhet të fillojë sot. Pas disa javëve, sipas informatave nga Kuvendi, pritet që shumica të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve, 61 për miratimin e tij, sepse disa pozitivë me Kov id-19 apo në vetë izolim këtë javë u kthyen në punë.

Me propozimin parashihet që deputetët me test pozitiv për Kov id-19 dhe me vendim për izolim, të mund të deklarohen në mbledhje plenare dhe në mbledhje të komisioneve kuvendore, ndërkaq e parashtroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Pothuajse propozim të njejtë në opinion kumtoi nga mesi i tetorit edhe koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Edhe atëherë, edhe tani, partitë opozitare ishin kundër vendimit të këtillë, duke cekur se kjo është kundër kushtetuese dhe se me këtë dëshirohet të mbulohet shumica e dobët e pushtetit në Parlament. VMRO-DPMNE dhe Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kumtuan nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme, por pas vendosjes së mbledhjes me propozim të Xhaferit paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në trupin koordinues me të dhe në mbledhje të caktuara të Kuvendit.

Xhaferi para dy ditësh në deklaratë për MIA-n theksoi se opozita është njoftuar me kohë me idenë për propozimin për punë në distancë të deputetëve në rast të Kov id-19 dhe vetëizolimit, duke potencuar se plotësimi ka të bëjë vetëm me deputetë të cilët do të kenë vendim nga institucioni adekuat dhe nëse gjendja ua lejon të kyçen onllajn, përkatësisht nëse janë asimptomatikë  apo me simptome të lehta në mjekim shtëpiak.

“Thirrja për deputetët e opozitës është të mbesin të kyçur në punën e  Kuvendit. Në kohë janë kumtuar të gjitha idetë. Tre muaj flasim për atë. Kuvendi tërësisht  nuk do të punojë onllajn. Kjo nuk është ideja”, deklaroi Xhaferi për MIA-n.

Sipas tij, që të ofrohet përgjigje adekuate për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.

Sipas Xhaferit, propozimi, i cili është në procedurë të shkurtuar, pas votimit të nevojës për miratim, duhet të kalojë në Komision, e më pas të kthehet për votim në mbledhje plenare, kështu që nuk duhet saktë se kur do të miratohej.

Ai konfirmon se  plotësimin e  Rregullores  së shumicës qeveritare mund ta sjellë edhe  pa mbështetje të opozitës, sepse ka nevojë  për diçka të tillë. Duke e arsyetuar këtë qëndrim Xhaferi  ka potencuar se  ka punë dhe ligje të cilat janë kushtëzuar nga pandemia me Kovid-19 dhe duhet të votohen  duke shtuar se  mosdhënia e mbështetjes nga ana e opozitës për to nuk është në bashkëngjitje të tyre.

Kryetari i Kuvendit, i cili është edhe propozues i plotësimit, thotë se nëse opozita ka vërejtje në këtë kuptim duhet t’i dorëzojë  dhe ato të shqyrtohen.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dorëzoi propozim për plotësim të Rregullores për punë në Kuvend me çka u është mundësuar deputetëve me Kov id-19 ose në vetizolim të mund të kyçen  onlajn në vendosjen e  seancave plenare  dhe në seancat e  trupave të punës.

Sipas koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, propozimi është kundër kushtetues, ndërsa 62 deputetë nuk janë të mjaftueshëm për Kuvend funksional. Ai të martën nuk tha se si do të veprojnë deputetët e partisë opozitare në mbledhje dhe nëse do të marrin pjesë në punën e saj.

Sipas tij, Kuvendi ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në çdo moment.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski shfaq bindje se bëhet fjalë për propozim që ka të bëjë vetëm me pandeminë me Kovid-19.

Skender Rexhepçi, koordinues i grupit të deputetëve të Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës, për MIA-n deklaroi se ata janë kundër cilës do formë të punës onllajn të Kuvendit, i cili paralajmëroi se kjo nuk është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Sipas tij, prapa mundësisë për votim onllajn, partitë në pushtet dëshirojnë ta mbulojnë shumicën edhe ashtu të brishtë në Parlament.

Siç ishte kumtuar, gjatë disa javëve të fundit, për shkaqe shëndetësore nga puna e Kuvendit munguan gjashtë deputetë, ndërsa prej fillimit me punë të kësaj përbërjeje kuvendore disa herë pati deputetë pozitivë me kov id-19 dhe në vetëizolim.