Mukadeze Hajdari, gruaja e “çeliktë” e BDI-së

Mukadese Hajdari nga Shkupi është jursitja shqiptare që plot 15 vite punon për kauzën shqiptare në Maqedoni.

E rreshtuar pa hamendje në partinë shqiptare BDI të drejtuar nga kryetari Ali Ahmeti, ajo arriti që të jetë kudo që e donë nevoja për të artikuluar interesat e gruas shqiptare dhe kërkesat e BDI-së.

Një zë i fuqishëm ishte edhe në Komisionin për Lustrim në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aktualisht me përgjegjësi të lartë punon në Universitetin “Nëna Terëzë” në Shkup.

Mukadese Hajdari, një personalitet i lindur dhe i rritur në Shkup, pasi morrin timonin e forumit të gruas së BDI-së, arriti që të mobilizonte fuqishëm vajzat dhe grat shqiptare në tërrë teritorin e Maqedonisë e Veriut.

Për këtë është dëshmi rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të 15 korrikut, ku për herë u animuan shumë vajza dhe gra shqiptare të dalin të votojnë, sepse në lista për deputet kishte shumë personalitete gra me vlera të larta morale, kombëtare dhe intelektuale.

Menaxhimi, aftësia, kolegialiteti, raportet e shkëlqyera me shumë gra dhe vajza shqiptare të antarsuara në BDI, bën që Mukadesi të jetë e dashur dhe e respektuar shumë në forumin e gruas së BDI-së.

Asaj i njihet merita se i ndryshoi faqen politikës të BDI-së, për një kohë tepër të shkurtër si kryetare e forumit të gruas së BDI-së.

Ajo me zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, po bën një histori si një udhëheqëse e respektuar e njohur si Zonja e Vendosur.

Mukades Hajdari ishte e para grua e zgjedhur në postin më të lartë politik të BDI-së nga Cairi i Shkupit.

Për disa muaj ne krye te FORUMIT te GRUAS, ajo shihet si një udhëheqëse e BDI-së, e respektuar që i shpreh mendimet e saj hapur.

Mukadese Hajdari e ka prioritet që të rikthej imazhin pozitiv të gruas shqiptare në Maqedoni me qëndrimin e vet të palëkundur në favor të lirisë, ku gruaja shqiptare do të jetë model që të jetë në krye të shumë institucioneve shtetërore.

Ajo është bija qe vjen nga nje familjeje e mrekullueshme nga Shkupi. Studioi drejtësi, por shumë shpejt iu kthye politikës atdhetare të BDI-së, të drejtuar nga Ali Ahmeti, të cilën punë e bën me shumë pasion.

Mukadese Hajdari, rreth saj ka një llokomotiv të femrave dhe grave shqiptare në Maqedoni, me të cilët debaton strategjitë se si gruaja shqiptare përmes BDI-së të përfaqësohet fuqishëm në Parlament, ministri,komuna, drejtori dhe kudo në institucione shtetërore.

Edhe pas mbarimit të zgjedhjeve, Mukades Hajdari nuk qëndron duarkryq, por vazhdon pa u lodhur për strategjitë e reja dhe kurrë nuk pushon së dhëni këshilla për brezin e ri të vajzave dhe grave të inkuadruara në BDI, shkruan portali AMERIKA-RADIO.