Çdo hap përpara drejt Bashkimit Evropian është për tu mirëpritur dhe paraqet një sukses për shumë gjenerata që kanë luftuar për anëtarësimin e plotë në BE në njëzet vitet e fundit. Prandaj, ne e mirëpresim aktin e referimit të draft kornizës negociuese nga Komisioni Evropian në Këshillin Evropian. Sidoqoftë, ky akt nuk do të thotë që Maqedonia njëkohësisht ka marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, deklaroi sot Timço Mucunski, Sekretar për politikë ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së dhe kandidat për deputet.
Ajo që LSDM e paraqiti sot si një sukses të jashtëzakonshëm, thotë Mucunski, “është ende vetëm një propozim tekst për kornizë bisedimesh, një tekst që do të dorëzohet te të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për të cilin ata duhet të shprehen, të japin vërejtje dhe më në fund me konsensusi ta aprovojnë”./MIA