Personave të cilët janë të regjistruar në regjistrin elektronik për sëmundje të rralla iu janë siguruar dhe dorëzuar ilaçet për muajt prill, maj dhe qershor, informon Ministria e Shëndetësisë.
“Ky grup i pacientëve janë siguruar me terapinë e nevojshme për periudhën e cila vijon. Për ata pacientë të cilët pranojnë terapi ampuluare është siguruar qasje e sigurt dhe e izoluar deri te klinikat adekuate. Me këtë, pacientët janë të mbrojtur nga vizita në klinikat dhe rrezikut të mundshëm nga infektimi me Kovid-19 në periudhën që vijon, bëhet e ditur në kumtesë. Ministria potencoi se njëherit me fillimin e virusit korona në vendin tonë, është
bërë shpërndarje deri te të gjitha institucionet publike-shëndetësore të cilët mjekojnë pacientë me sëmundje të rralla dhe për momentin nuk ka mungesë të asnjë ilaçi, ndërsa pacientët kanë marrë terapi për dy deri tre muaj.
Sipas Ministrisë, për pjesën më të madhe të ilaçeve në klinika ka ilaçe deri në
qershor të vitit 2020.
“Deri në mars të vitit 2020, në Regjistrin janë regjistruar 530 persona me sëmundje të rrallë. Prej tyre mbi 150 persona janë me fibrozë cistike për të cilët sigurohet terapi përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor. Sa i përket numrit të pacientëve të cilët janë në terapi në 2015 me programin ishin përfshirë rreth 95 pacientë, në 2018 rreth 140 pacientë, në 2019 rreth 170 pacientë, ndërsa në 2020 me programin do të përfshihen mbi 185 pacientë plus me Fibrozë cistike” shtohet në kumtesë. Ministria informon edhe se përmes Programit për mjekim të sëmundjeve të
rralla në vitin 2020 do të blihen gjithsej 35 ilaçe për pacientët me sëmundje të rralla, prej të cilëve tre të reja për hipertension pulmonar idiopatik si zgjedhje e tretë e ilaçit për këtë sëmundje, për angioedema hereditare si zgjedhje e tretë e ilaçit për këtë sëmundje, dhe një ilaç të ri për terapi të Goshe, me çka për
këtë sëmundje tashmë do të ketë zgjedhje prej katër ilaçeve. Sipas Ministrisë prej vitit 2017 e deri më sot, në Programin janë vendosur gjithsej nëntë ilaçe të reja Orfan edhe atë dy ilaçe për terapi të Goshe, si
zgjedhje e dytë e ilaçit për këtë sëmundje, dhe nga një ilaç të ri për pacientët me Goshe, për terapi të personave me polineuropatia amiloide familjare, për terapi të anemisë apalasike, për terapi të tetë pacientëve me Fibrozë pulmonale, për pacientët me atrofi muskulore spinale, për hipertension
pulmonar idiopatik si zgjedhje e tretë e ilapit për këtë sëmundje dhe për angioedem hereditar, gjithashtu si zgjedhje e tretë e ilaçit për këtë sëmundje.
Lajme MSH: Për pacientët me sëmundje të rralla është siguruar dhe dorëzuar terapi...