Të gjitha klinikat interne në kuadër të Qendrës klinike janë të gatshme të pranojnë pacientë me Covid-19 dhe nuk do të ndalojnë me punën normale, gjegjësisht me intervenimet në bazë ditore, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, siç theksojnë prej atje, ka pasur takim me drejtorët e Klinikave. Janë siguruar 150 shtretër spitalor dhe kuadri është gati të punojë me pacientët me kovid, por nuk do të mungojë edhe puna vijuese me trajtimin e pacientëve në bazë ditore të cilët nuk janë me kovid.
“Kujdesi i pacientëve me kovid do të jetë nën protokolle të veçanta, është bërë ndarje e zonave të kuqe dhe të gjelbra, gjegjësisht janë ndarë pjesët ku do të hospitalizohen pacientët me kovid, nga pjesët për pacientët të cilët do të kenë nevojë për kontrolle të rregullta ose intervenime”, theksojnë nga Ministria.
Shtojnë se Instituti për sëmundje të mushkërive tani më ka pacient me kovid, ndërsa në dispozicion janë vendosur edhe klinika tjera interne.
Nga Ministria theksojnë se në mënyrë shtesë rreth 180 specializantë nga brendësia dhe Shkupi do të kthehen në Klinikat amë me çka do të bëhet riorganizim i punës dhe rotacione të personelit që të mund pacientët ta marrin kujdesin përkatës.




