“Mrekullia e Krishtlindjes!” 5 orë nën borë, skiatori nxirret i gjallë

Mund të quhet “Mrekullia e Krishtlindjes”. Një skiator nga Austria arriti të mbijetojë pasi doli i gjallë pas 5 orë brenda nën borë.

Policia u njoftua se një 26 vjeçar nuk ishte kthyer nga vendi ku kishte shkuar për të bërë ski ndërsa ishte goditur nga një ortek.

Skiatori u arrit të lokalizohej pas dy orëve dhe skuadra e shpëtimit arriti ta lokalizojë një metër nën borë në një shpat të malit Pleschnitzzinken në zonën veri-perëndimore të Styria e Epërme.

Skuadra arriti ta nxjerrë skiatorin pas 5 orëve. I riu vuante nga hipotermia por nuk kishte pësuar lëndime të tjera.

“I riu quhet me fat. Orteku kishte lënë një vrimë të madhe nga ku i riu mund të mbushej me oksigjen” tha Stefan Schröck nga skuadra e shpëtimi.