MPJ-ja e Maqedonisë u kërkoi falje qytetarëve të Serbisë, BeH-së, Malit të Zi dhe Kroacisë për pullën e gabuar postare

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se përmes kryerësit të punëve në ambasadën në Beograd dërgoi
falje deri te autoritetet serbe në lidhje me gabimin e bërë në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” , duke theksuar se është bërë lëshim i paqëllimshëm i disenjuar për të cilin tashmë janë ndërmarrë hapa përkatës.
Janë sjellur vendime për tërheqje nga përdorimi të pullës postare kontestuese dhe shkatërrimin e qarkullimit të përgjithshëm, si dhe vendim për shkarkim të udhëheqësit të Byrosë për filateli dhe vendim për shkarkim të Këshillit për pulla postare.
Ishte transmetuar edhe falja zyrtare nga ana e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në të cilën shprehet keqardhje për gabimin e paqëllimshëm dhe lëshimet teknike gjatë shpalljes së pullës.
Ministria e Punëve të Jashtme pa mëdyshje dhe vendosmëri hodhi poshtë çfarëdo lloj lidhshmërie me këtë ngjarje të pakëndshme, duke shprehur keqardhje për të gjithë qytetarët në Serbi, BeH, Mal të Zi dhe Kroaci.
Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shtylla kryesore e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbesim të përkushtuar në përpjekjet tona për angazhim ende më të fuqishëm dhe
bashkëpunim me fqinjësinë më të gjërë në plotësimin e obligimeve tjera dhe reformat në rrugën e integrimit evropian, me amalgam të fuqishëm të ndërsjellë dhe nën interes të të gjithë qytetarëve në rajon”, thonë nga MPJ./MIA