MPB-ja në aksion kundër organizatorëve të garave me motoçikleta

Në një aksion të MPB-së për zbulimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në “gara të paligjshme” në rajonin e Shkupit, policia ka sanksionuar 24 shoferë të motoçikletave, tek të cilët janë konstatuar disa kundërvajtje, ndërsa është konfiskuar edhe një motoçikletë.

Nga MPB sot kumtuan se aksioni i Sektorit për punë të trafikut pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup është realizuar më 01-02.08.2020 nga ora 19:00 deri në orën 02:00 në rajonin e Shkupit.