MPB: 673 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në mbarë shtetin 91 personave u është dhënë vendimi për izolim derisa 78 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që tashme gjenden në izolim gjegjësisht në vetizolim dhe nuk është evidentuar shkelje e kësaj mase.

Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse janë regjistruar 673 shkelje.