Kida sot feston ditëlindjen, ajo me këtë datë mbushi 22 vjet jetë, e me këtë rast pranoi urime të shumta.
Këngëtaren e uruan edhe shumë prej kolegëve, mes tyre edhe reperi Mozzik, i cili e quan atë me një emër interesant.
“Urime Kidajete”, ka shkruar ai në fotografinë, të cilën e kishin realizuar në aeroport.
Kujtojmë se si Mozzik ashtu edhe Kida ishin aktiv gjatë këtij viti, ndërsa premtojnë projekte të reja për vitin e ardhshëm.