Mozzik takohet me Kadri Veselin, shkruan fjalë të mëdha për të

Reperi Mozzik është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi bashkë me të, ku shihen duke shtrënguar duart, kurse nuk munguan fjalët e mëdha dedikuar Veselit.

“Takim me Luluin!

Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit, i sakrificës, i luftës, i shtetformimit, është njeriu që s’u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit. Me Komandant Lulin (Kadri Veselin) I thash edhe pse profesionet e ndryshme i kemi, por parimet i kemi njësoj, të pathyeshëm, të palëkundur, të dashur për njerëzit, të moralshëm e familjar. Harrova edhe parimin kryesor: Qe se njohim frikën. Të uroj gjitha të mirat Komandant!”, ka shkruar Mozzik.