Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të disa imazheve në Instastory.

“S’ka më mirë se me pas të kaluarën e mirë e të pastër. S’ka më mirë se me pas një jetë të tërë në shërbim të vendit. Hiç s’ka më mirë, ama hiç nuk ka. Prandaj të gjithë të përkrahim sinqerisht”, ka shkruar Mozzik duke lartësuar figurën e Veselit.




