Mozzik publikon sekuenca të këngës së re, a është dedikim për Loredanën?

Mozzik me anë të një videoje në rrjete sociale, ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re.

Reperi, edhe kësaj radhe po sjell këngë në gjuhën gjermane, ndërsa tregoi se po bashkëpunon me producentin Rzon.

“Kjo është një tjetër këngë e imja në gjuhën gjermane, kënga është finalizuar. A jeni gati?”, ka shkruar ai, duke mos dhënë më shumë detaje për projektin.

Për ndryshe, “Auf Wiedersehen” titullohet projekti i fundit nga Mozzik, këngë e cila ishte po ashtu në gjuhën gjermane.

Reperi vazhdon ende të komentohet për lidhjen që kishte me Loredanën, e kjo efundit e përmendi reperi në projektin “Angst”.