Mozzik publikon pamje pas tërmetit në Kroaci: Bëhu i fortë Zagreb

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre.

Pas kësaj ka pasur reagime nga emra të njohur të estradës dhe ndër ta ishte Mozzik ai i cili ka publikuar pamje nga tërmeti ku edhe ka treguar se po lutet për Zagrebin.

“Duke menduar për ju, bëhu i fortë Zagreb”, ka shkruar pranë postimit  reperi shqiptar.