Mozzik publikon këngën e re

Siç paralajmëroi ditë më parë, reperi ka lansuar projektin e ri.

Mozzik kishte njoftuar më parë se në fund të kësaj jave do sjell këngën e re, ai gjatë orëve të para të së premtes ka lëshuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga e re nga reperi titullohet ‘Zemra ime’ tekstin e të cilit e ka shkruar vet Mozzik, dhe ai ka thënë se është një këngë që shumë persona mund ta gjejnë veten në të.

‘Zemra ime’ është e kompletuar edhe nga ana vizuale, puna e klipit i është besuar produksionit ‘Entermedia’, dhe në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni këngën e re të Mozzik.