Mozzik ka bërë bujë me dy projektet e tij të para të albumit, dhe kjo duket se është vetëm fillimi, pasi reperi nuk po ndal hovin.
Ai orë më parë ka publikuar projektin e tij të radhës ‘Baby’ punimet e së cilit i ka përfunduar në vendlindje, por ndryshe nga këngët paraprake ai në këtë projekt interpreton në gjuhën gjermane.
Teksti është shkruar nga vet Mozzik, ndërsa kënga është prodhim i producentit Rzon.