Mozzik merr një “Thikë pas shpine”?

Mozzik momentalisht është një nga reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare, këngët e tij të fundit kanë kaluar pritshmërinë.

Por ndryshe nga jeta profesionale, si duket suksesi nuk po e përcjell edhe në atë private, pas ndarjes nga Loredana, me postimet e bëra në Instagram duket se ka marrë tjetër goditje.

Ai kishte shpërndarë një shkrim në ‘Instastory’ ku thotë: Kurrë mos i beso një shoku i cili feston me armikun tënd.