Mozzik ‘mbyll derën’ për një rikthim me Loredanën

Mozzik dhe Loredana në gusht të vitit të kaluar kishin njoftuar ndarjen e tyre, por tek fansat e dyshes ekzistonte gjithmonë një shpresë ribashkimi.

Edhe këtë ‘derë’ e mbylli reperi nga Ferizaji me intervistën e mbrëmshme në ‘NIN’ ku për herë të parë thotë se më nuk do kthehet me rep-artisten.

“Nuk jemi më. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”, ka thënë Mozzik.

Kujtojmë se ish-çifti janë prindër të një vajze me emrin Hana.