Mozzik feston ditëlindjen, merr dhuratën e veçantë nga vajza

Reperi Mozzik me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Që në orët e para të kësaj dite, ai ka marrë urime të panumërta nga familjarë, miq, kolegë e fansa, ndërsa nuk munguan as dhuratat.

Me rastin e ditëlindjes, ai publikoi një video të ëmbël me vajzën Hanën, e cila si dhuratë për babanë po këndonte këngën e ditëlindjes.

“Shumë urime për mua #25

E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !
Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment.
I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !”, ka shkruar Mozzik sipër videos, ndërsa përmbledhi një sërë fotografish bashkë me Hanën.

Kujtojmë se Mozzik gjatë këtij viti ka qenë shumë aktiv me këngë të reja, ani pse me koncerte nuk ka qenë i angazhuar.

Ai lansoi albumin “Mozzart” dhe disa projekte tjera dhe që të gjitha rezultuan shumë të suksesshme. /Lajmi.net/