Tottenham, edhe pse ishte favorit në letër, nuk arriti të marrë më shumë se një barazim në këtë ndeshje, madje edhe duke i shpëtuar humbje në fund të ndeshjes.
Në një deklaratë pas ndeshjes, Jose Mourinho tha se nuk ishte i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, dhe se e vetmja gjë pozitive ishte kalimi në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Pas kësaj, ai bëri një postim në Instagram: “Stërvitje nesër, por në orën 12:00”.
Ky postim, vjen pas atij që kishte bërë kur Tottenham humbi nga Antwerp në Belgjikë, me Mourinhon që ishte i zhgënjyer me lojën e skuadrës së tij.
“Paraqitjet e këqija meritojnë rezultate të këqija. Shpresoj që të gjithë në autobus të jenë të zemëruar sa unë. Stërvitje nesër në ora 11:00.
Profili i Mourinhos në Instagram po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar shkaku i postimeve të tij interesante që po tërheqin më shumë vëmendje.