Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë një erë e fortë në pjesën jugperëndimore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 17, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 21 deri në 34 gradë celsius.

Nga dita e hënë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura më të ulëta.