Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Në mbarë vendin moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, nëpër fushëgropa të caktuara me mjegull dhe i ftohtë. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në pjesët tjera, do të ketë reshje lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus tre, ndërsa e ditës deri në gjashtë gradë Celsius.

Të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Nëpër fushëgropa të caktuara do të mbajë mot me mjegulla dhe mot më i ftohtë.