Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë Celsiusë

Në mbarë vendin sot do të mbaj mot me vranësira mesatare. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryj erë e dobët jugore, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit erë e përforcuar jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 26 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe erë të dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.