Moti sot me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat gjatë ditës do të ndërpriten. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në tetë gradë celsius, ndërsa temperatura e ditës prej tetë deri në 14 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe me reshje të përkohshme ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë celsius.

Nga dita e hënë moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë në rritje.