Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira i shoqëruar me reshje shiu. Në pjesët malore të vendit pritet të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri më 5 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri më 7 gradë Celsius.

Nga dita e hënë pritet që moti të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave.