Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Në mbarë vendin gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nëpër fushëgropa paradite do të mbajë mot me vranësira dhe me mjegull.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në një gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero, ndërsa e ditës deri në gjashtë gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë, nëpër fushëgropa të caktuara me paraqitjen e mjegullës dhe me vranësira të dobëta, veçanërisht në pjesën e paradites dhe të mbrëmjes. Deri të premten në male dhe në vendet më të larta do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa mot me erë pritet nga e diela.