Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperature deri në 21 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira mesatare. Si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 9 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 21 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil, si dhe do të ketë rritje graduale të temperaturave ditore.