Moti sot

I ndryshueshëm dhe me reshje të borës në vende malore, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Kah mbarimi i ditës, në pjesën lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të borës dhe erë të lehtë.

Temperatura minimale do të jetë prej -8 deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë prej 4 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë po ashtu i ndryshueshëm dhe me periudha me diell. Në orët e mëngjesit do të paraqitet mjegull e dobët, ndërkaq temperaturat do të jenë – minimalja deri në -6, kurse maksimalja deri në 6 gradë Celsius.

Moti gjatë ditëve në vijim

Të martën do të mbizotërojë mot me kushte për reshje të borës dhe do të fryjë erë e përforcuar. Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil, kurse reshje të reja të shiut dhe borës priten të enjten dhe të premten./TV21