Moti sot

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri në -3, ndërsa ajo maksimalja prej -4 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 1 gradë Celsius.