Moti sot

Me vranësira dhe me reshje të përkohshme të borës, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Do të fryjë erë në drejtim verior, kurse temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 4, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 3 deri në 6 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Edhe në Shkup do të jetë mot i vranët me reshje lokale të borës. Do të fryjë erë veriore, kurse temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërkaq maksimalja do të arrijë deri në 4 gradë celsius.

Të mërkurën do të vijojë mot stabil, i thatë dhe me erë të përforcuar.

Temperatura minimale gjithandej do të jetë nën zero, kurse më ftohtë do të jetë të enjten dhe të premten, kur temperaturat e mëngjesit në disa vende do të ulen në -10 gradë, kurse temperatura ditore do të mbeten negative.