Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë Celsius.
Në Shkup, kryesisht mot i vranët, përkohësisht me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 8 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil dhe kryesisht të thatë, me temperatura të cilat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa për shkak të qarkullimit të dobët të ajrit nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.