Maqedoni
Moti sot – i ndryshueshëm
By
Desk
03/12/2021 07:45
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë të përkohshme të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite dhe në orët e natës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta të borës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë të përforcuar jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Reshjet përkohësisht do të jenë më të mëdha. Të shtunën k do të fillojë stabilizim kalimtar.
“Në fillim të javës së ardhshme për shkak të ftohjes, reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta”, njoftoi DPHM.