Moti sot

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë me intensitet më të lartë në disa pjesë lokale, përcjell TV21. Deri në fund të ditës në malet mbi 1,500 metra lartësi mbidetare, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 5 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja prej 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të ulet deri në 7, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Sot dhe të martën paradite do të ketë kushte për shi, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit, gjatë natës drejt të martës dhe të martën pasdite në malet dhe në vendet më të larta priten reshje të borës, ndërsa borë do të bie edhe në disa vende më të ulëta në pjesët perëndimore dhe veriore.

Do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës. Për shkak të kthjellimit, të martën dhe të enjten temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë negative.