Moti sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, veçanërisht paradite në pjesët perëndimore, ku lokalisht do të ketë reshje shiu mbi 20 litra për metër katror. Në zonat malore reshjet do të jenë të dëborës dhe do të krijohet mbulesë bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor deri në juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor deri në juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër. Era që do të fryjë nga drejtimi jugor gjatë fundjavës do të shkaktojë temperatura më të larta.