Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri më 13 gradë

Moti në vend do të jetë me vranësira, paradite me reshje të mëdha në disa vende edhe të rrëmbyeshme të shiut (mbi 20 l/m2), ndërsa në malet më të larta të borës. Nga orët e mbrëmjes kah e enjtja në rajonet malore në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të shiut të ngrirë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar juglindore më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore.

Temperatura minimale do të ulet në një 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsiusë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsiusë.