Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri 13 gradë

Moti në vend do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët lindore ku në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm. Në disa lugina do të ketë mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 8 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë me vranësira dhe mjegull në mëngjes. Temperatura minimale do të ulet deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 10 gradë Celsius.