Moti me vranësira dhe me shi në pjesën më të madhe të vendit

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët. Në pjesën më të madhe të vendit, do të ketë reshje të dobëta deri mesatare të shiut. Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 15 deri 25 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 21 gradë Celsiusë.