Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 35 gradë

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë mesditës dhe në orët e pasdites vende vende do të jetë jostabil dhe me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 35 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Paradite me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 32 gradë Celsiusë.