Moti me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri në 39 gradë

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë në drejtim të ndryshueshëm, transmeton Alsat. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 deri në 39 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të bie në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë në 39 gradë Celsius.

Nën ndikimin e masës së nxehtë jugore, moti ditëve në vijim do të jetë jashtë normales për këtë periudhë vjetore. Më nxehtë pritet të jetë gjatë ditës së mërkurë, ku temperaturat pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.