Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 40 gradë

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale, transmeton Alsat. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 deri në 40 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla. Temperatura minimale do të bie në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë në 40 gradë Celsius.