Moti me diell dhe i ftohtë

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me kushte të vogla për mjegull.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri minus 1, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri 13 gradë Celsius.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për shi të dobët, ndërsa në malet borë e dobët. Do ty fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga minus shtatë deri dy gradë, ndërsa maksimalja nga pesë deri 12 gradë Celsius.