Moti kryesisht me diell, temperatura deri në 9 gradë Celsius

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -10 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -2 deri 9 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell por i ftohtë, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje të borës.