Moti kryesisht me diell dhe vranësira lokale

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira lokale, transmeton Alsat. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri 4, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 13 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup, pritet të mot me diell dhe me vranësira të dobëta dhe erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të bie në 0, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë Celsius.

Javës në vijim pritet një periudhë e motit kryesisht e qëndrueshme dhe e ngrohtë me rritje të temperaturave. Ndërsa reshje të dobëta të shiut lokal priten për ditën e martë dhe të mërkurë.