Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesët jugperëndimore do të ketë periudha me diell. Paradite në pjesët lindore, përveç maleve më të larta, do të bie borë edhe në disa vende të ulëta. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fuqishme nga drejtimi veriorë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -5 deri në 2, kurse maksimalja do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup kryesisht vranësira dhe e ftohtë me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë Celsius.
Nga e marta vijon një periudhë me mot me vranësira dhe të ftohtë, me erë në pjesën veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit.