Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 21, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë.
UV indeksi do të arrijë 9.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, përveç të premten pasdite dhe të shtunën kur do të ketë vranësira jostabile me shi lokal dhe bubullima.