Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 34 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë, ndërsa temperatura ditore prej 29 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të jetë 18, ndërsa temperatura gjatë ditës do të arrijë deri 30 gradë Celsius.